Kanabisi në Fier, 11 grupe të Policisë janë në terren

11 grupe kontrolli janë në qarkun e Fierit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në zbatim të këtij plani operacional janë angazhuar 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Fier, të Sektorit Operacional dhe të Hetimit të Krimit në DVP Fier, me mbështetje edhe të FNSH Fier.

Në total janë ushtruar 190 kontrolle në ambiente të hapura, sera, minisera, tunele, banesa të braktisura, magazina, objekte të ndryshme etj. Janë kontrolluar zona të cilësuara me risk dhe zona në të cilat vitet e kaluara është tentuar të kultivohen bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të territorit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Martinë, u gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuara narkotikë cannabis sativa.

SHKARKO APP