Kanabisi në Skrapar, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Pas një aksioni të Policisë së Shtetit që çoi në pranga disa persona mes tyre edhe Policë, tashmë dosja e tyre ka kaluar për gjykim.

Një grup prej 23 personash, që kultivonte kanabis në zonën e Skraparit, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

23 të pandehurit akuzohen për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike dhe “Grupimi i strukturuar kriminal”.

Në të gjithë territorin e Skraparit janë sekuestruar 5045 rrënjë kanabis si dhe 176 kg e paketuar, gati për shitje.

SHKARKO APP