Kanabisi? Rama thotë se është histori e mbyllur

Nga studio e emisionit ”Tonight Ilva Tare”, u shpreh me bindje se kanabisi është histori e mbyllur. Ndërsa për krimin, Rama tha se po goditen dhe vazhdojnë të goditen pa diskutim. ”Pastaj e kuptoni që vetëm sekuestrimi i aseteve kriminale në  vite është 5 fishi i 8 viteve te qeverisë së më parshmë. Në 8 vite u sekuestruan 27 mln euro, ndërkohë në këto  4 vite e fundit janë sekuestruar 5 herë më shumë”,-tha Rama.

DASH thotë se korrupsioni ka prekur të gjitha hallkat e qeverisjes, keni një koment për këtë?

Kjo ështës një gjë e thënë dhe nuk është as e zbulimit të fundit dhe as i vitit të parafundit. Këtu raportet lexohen sipas qejfit, sepse po ti lexojmë në vazhdimësi do kuptojmë që cfarë është që mbetet problem dhe cfarë është përmirësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe ju shihni pjesën e përmirësimit

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht që pjesën e përmirësimit se ato që janë probleme i di vetë nuk ka nevojë të mi thotë DASH. Janë goditur 9 grupe kriminale. 110 të arrestuar.

Ministri i Brendshëm ka thënë se në Shqipëri veprojnë 40 grupe kriminale, po ndërkohë nuk është mësuar për ndonjë asgjesim të tyre?

9 prej tyre janë ndaluar nga operacioni forca e ligjit dhe janë mbi 110 të arrestuar. Po kuptohet gjërat pozitive nuk bëjnë bujë sic bëjnë ato negative.

Po goditen grupet krimianel?

Po goditen dhe vazhdojnë të goditen pa diskutim. Dhe pastaj e kuptoni që vetëm sekuestrimi i aseteve kriminale në  vite është 5 fishi i 8 viteve te qeverisë së më parshmë. Në 8 vite u sekuestruan 27 mln euro, ndërkohë në këto  4 vite e fundit janë sekuestruar 5 herë më shumë.

A ka mbjellje kanabisi në Shqipëri?

Kanabisi është histori e mbyllur.

Po ndërkohë vazhdojnë të kapen sasi të dala nga Shqipëria

Do kapen deri në fund, deri kur të ketë.Ndërkohë është fakt që kultivim më në Shqipëri në mërmasa një lule këtu një lule atije nuk do ketë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?