Kanabisi shëron virusin? Mjeku: Marrëzira
Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kanabisin dhe pandeminë e Covid-19, ka nxitur një debat të ri. Arjan Mezini, mjek pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” kur u pyet për këtë çështje e konsideroi marrëzi. Në një intervistë për Ora News, ai tha se në spitalin “Shefqet Ndroqi” momentalisht po trajtohen 5 pacientë me COVID 19 në terapi intensive, 2 prej të cilëve janë në frymëmarrje të drejtuar. Lidhur me përqindjen e lartë të vdeshmërisë në raport me numrin e të infektuarve, mjeku e sheh problemin te numri i ulët i testeve.
”Po të kishim një testim më të gjerë, por të kishim identifikuar grupin e asimptomatikëve kjo përqindje në krahasim me numrin e të prekurve do të ishte më e ulët”. Mezini është dakord me masat shtrënguese përmes të cilave fitohet kohë për të mos kolapsuar sistemin shëndetësor por nga ana tjetër thotë se do të duhet të ketë një zgjatje të orarit të ushtrimit të aktivitetit për ushqimoret dhe farmacitë që të mos ketë dyndje të njerëzve.
”Unë jam dakord me masat dhe do isha më dakord që masat të ishin më të harmonizuara me nëra-tjetrën në funksion të këtij zinxhiri epidemik. Problemi më i madh që shoh në media është dyndja në tregje e dyqane. Ndoshta mund të merrej një masë që orari i dyqaneve të zgjatej dhe njerëzit të dilnin me aplikacion e-Albania dhe nuk do krijohej stres te njerëzit për të vajtur në dyqane, kuptohet për supermarketet, dyqanet dhe farmacitë, jo shërbime të tjera”.