Kanabisi të shëron nga virusi? Shehu-Ramës: Të bën për të qarë
Teksa bota lufton për gjetjen e kurës për luftën ndaj Covid-19, paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për legalizim të kanabisit për arsye mjekësore, për ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu, lshtë një shaka që të bën për të qarë. Në një intervistë për ”Ora News”, ai thotë se si mjek me profesion nuk ka dijeni që tymosja e kanabisit të shëron nga koronavirusi, përkundrazi. ”Tragjikomike deri në fund. Dua ti them kryeministrit se nga sa di unë dhe nga sa kam lexuar unë, tymosja e kanabisit nuk të shëron nga koronavirusi, nuk e ndalon koronavirusin përkundrazi e thellon se shkatërron pulmonet. Tymosja e kanabisit nuk është shpëtim nga koronavirusi. Kryeministri duhet të koncentrohet, të mos hedhë të tillë fishekzjarre dhe shashka qoftë dhe për të tërhequr vëmendjen nga gjendja e vështirë që është sot”.