Kanada, të shtëna në një xhami të Kebekut; 6 viktima

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga të shtënat në një xhami të Kebekut, në Kanada. 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sulmi i ndodhur në Qendrën Kulturore Islamike të qytetit po hetohet nga policia si akt terrorist.

Në atë që përshkruhet si sulm i koordinuar, dëshmitarët në vendngjarje kanë parë të paktën dy agresorë të veshur me të zeza që hapnin zjarr mbi dhjetëra besimtarë të mbledhur në xhami.

Sipas njoftimeve në mediat vendase, një person është vënë në pranga nga forcat e rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lideri rajonal Philippe Couillard u shpreh se do t’i kërkojë Asamblesë Kombëtare që flamuri i Kebekut të ulet në gjysmështizë në nder të viktimave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në faqen e xhamisë në Facebook bëhet thirrje për durim. “Prisni derisa të përfundojnë hetimet përpara se të përhapni fjalë. Situata është kritike”, thuhet aty.

Kryeministri Justin Trudeau e dënoi aktin e dhunës dhe përcolli në rrjetet sociale ngushëllimet e tij në frengjisht dhe anglisht. Couillard u shpreh nga ana tjetër se Kebeku i mbështet myslimanët. “Le të bashkohemi kundër dhunës”, shkroi ai në Twitter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?