Kanali në Berat, kosh “natyral” plehrash

Një kanal i ujërave të larta që kalon përmes fshatit Dyshnik në Berat është shndërruar në një vendepozitim naturor mbetjesh. Banorët fajësojnë veten për këtë gjendje, por kritikojnë edhe bashkinë e Beratit që sipas tyre nuk u ofron shërbim dhe nuk ndërhyn për të ndryshuar situatën.

Dyshniku, fshat i njësisë Administrative Otllak është porta hyrëse drejt Beratit muze.

Kjo zonë është mjaft e pasur me prodhime bujqësore, kryesisht me fruti-kulturë, ndërkohë që vitet e fundit po merr zhvillim edhe agroturizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, jashtë çdo lloj kriteri mjedisor një kanal i ujrave të larta që kalon lirshëm në mes të fshatit është kthyer në vend-depozitimi për mbetjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët në këtë zonë, por siç duket dhe vetë drejtuesit e bizneseve kanë gjetur rrugën më të lehtë për të hedhur plehrat.

Por nga ana tjetër ndotja që kanë krijuar është krijuar në problem serioz dhe rrezik për shëndetin.

Ndarja administrative-territoriale i bashkoi Beratit dhe katër ish- komunat, mes të cilave dhe Otllakun, ku shihet qartë se fshatrat e tyre kanë ngelur mes plehrave edhe për faj të vetë banorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?