“Kanalizohen donacionet”, Denaj: Qeveria vendos në dispozicion një adresë të vetme për të gjitha llojet e kontributeve

Qeveria ka në dispozicion një adresë të vetme për të gjitha llojet e kontributeve. Kjo është fjala e Ministres së Financave, Anila Denaj, në thirrjen  e saj për të gjithë ata që duan të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti.

“Kontributi i çdo shqiptari, kudo në botë, sot është shumë i vlefshëm në këtë situatë të gjendjes së jashtëzakonshme” shkruan Denaj.

Më poshtë, adresa e vënë në dispozicion për ndihmë.

https://e-albania.al/dhuro/

https://e-albania.al/donate/

Deri më tani ka pasur një sërë nismash dhe thirrjesh për donacione, si nga individë, ashtu dhe nga organizata jo- qeveritare, ndërkohë që të shumtë kanë qenë dhe ata qytetarë që kanë ofruar përkohësisht apartamente apo shtëpi në posedim të tyrin, për strehim të atyre që tërmeti i ka lënë pa çati.

/ SCAN

SHKARKO APP