Kancelari gjerman: Rusia po dështon, ofensiva e Putinit ka ngecur

Forcat ruse po dështojnë në avancimin e pushtimit të Ukrainës pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme të qyteteve dhe qytezave, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që po sjell ditë pas dite”, u tha ai politikanëve në Gjermani, duke shtuar se udhëheqësi rus “duhet të dëgjojë të vërtetën”, të ndalojë luftimet dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.

Lufta, thotë Scholz, nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, “por edhe të ardhmen e Rusisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke paralajmëruar Moskën për dënime të mëtejshme, ai thotë: Ne po forcojmë vazhdimisht sanksionet, por masat nuk duhet t’i dëmtojnë shtetet evropiane më shumë se udhëheqja ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithashtu tha se ukrainasit mund të mbështeten tek Gjermania dhe se refugjatët janë të mirëpritur atje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?