Kancelari gjerman Scholz nga Tirana: Dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës, të bëhet një hetim

Kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë konferencës përmbyllëse të Samitit të Procesit të Berlinit, ndër të tjeta tha edhe se dënon sulmin në veri të Kosovës dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku. Teksa kërkoi një hetim për ngjarjen, ai tha edhe se duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se vendet të jenë pjesë e BE-së.

”Ta dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritetet e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritetet serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim.

E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu.

Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”.

SHKARKO APP