Kancelarja Merkel bën parashikimin e frikshëm: Nëse vazhdojmë kështu…
Kancelarja Angela Merkel, ka paralamëruar se numri i infeksioneve në Gjermani po rritet dita ditës dhe nëse nuk merren masa të rrepta për të parandaluar sëmundjen vdekjepruëse të Covid-19, mund të shënohen 19,200 raste të reja në ditë.
“Nëse vazhdojmë kështu, me këtë trend, atëherë do të kemi 19,200 infeksione në ditë”, paralajmëroi Angela Merkel. Sipas mediave të huaja Merkel tha se duhet të merren masa kundër pikave të nxehta lokale, përndryshe Gjermania do të kishte numra si vendet e tjera evropiane deri në Krishtlindje. Ajo ka theksuar se është e nevojshme të përcaktohen përparësitë dhe se ekonomia duhet të vazhdojë të funksionojë, shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura.
‘Numri i infeksioneve në Evropë është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të bëjmë gjithçka që ta parandalojmë rritjen eksponenciale’, tha kancelarja Merkel.
Gjermania që prej fillimit të pandemisë deri më tani ka raportuar 286 mijë raste me koronavirus 9534 persona të vdekur.