Kancelarja Merkel: Do të bëj vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19!

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se do të bëjë vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

“Unë do të bëj vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, por po pres të më vijë radha”, tha kancelarja.

Deklarata e Merkelit erdhi pas raportit të publikuar nga EMA, dy ditë më parë, se AstraZeneca është e sigurt dhe efektive.

Gjermania ishte një ndër shtetet evropiane të cilat pezulluan për disa ditë AstraZeneca, në pritje të miratimit përfundimtar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ditën e djeshme rinisi vaksinimin në vend.

SHKARKO APP