Kanceri i gjirit, ambasadori i BE: Fuqia mund të ndryshojë jetën

”Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën”. Kështu është shprehur Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca me mesazhin e tij, duke ju bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për luftën kundër kancerit të gjirit.

”Lufta kundër kancerit të gjirit mund të fitohet. Zbulimi i hershëm, teknologjitë e reja dhe trajtime më të mira janë në dispozicion të grave për t’i mbështetur në këtë luftë”, është shprehur Soreca.

Ambasadori tha se BE-ja do të vazhdojë të rrisë ndërgjegjësimin që askush të mos e kalojë sërish këtë sëmundje të tmerrshme. Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka filluar një fushatë sensibilizimi për të gjitha gratë dhe vajzat për të kryer kontrollin periodik të gjirit.

Sipas ministrisë 19% më shumë gra kanë kryer kontrollin e gjirit në 9 mujorin e 2019, krahasuar me 9 mujorin e 2018. 5531 gra kanë përfituar kontrollin e gjirit nga mamografët e lëvizshëm në periudhën prill 2018-shtator 2019.

SHKARKO APP