Kanceri i gjirit, ja kur vjen Mamografia e Lëvizshme në qytetin tuaj

Çdo grua ka akses për të marrë shërbimin e mamografisë, kudo ku ajo jeton. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirqënies Sociale, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se ku do të jenë mamografët e lëvizshëm gjatë muajit tetor, muaji i ndëgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Shërbimi garantohet afër vendbanimit, nëpërmjet programit tashmë të konsoliduar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale dhe Institutit të Shëndetit Publik, të mamografëve të lëvizshëm, ku vetëm gjatë këtij viti janë realizuar 4073 ekzaminime.

Shërbimi i mamografisë ofrohet gjithashtu në spitalet rajonale. Përpos Tiranës dhe spitaleve rajonale të Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Beratit dhe Korçës, këtë vit shërbimi është ofruar për herë të parë edhe në spitalet e Kukësit, Dibrës dhe Gjirokastrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?