Kanceri i gjirit/ Përlotet deputetja: Ndoshta edhe unë e kam pasur
420 gra janë të kartelizuara me kancerin e gjirit, ndërsa për 2019 janë zbuluar edhe 32 raste të reja në Lushnje. Spitali i qytetit ofron të gjitha aparaturat e duhura për diagnostikimin në fazën e hershme të sëmundjes. Në këtë marshim ka marrë pjesë edhe deputetja e PS-së, Tatjana Piro e cila teksa jepte mesazhin e saj është përlotur. Tatjana është një nga personat që ja ka dalë ta mposhtë sëmundjen.
Cili do të jetë mesazhi juaj në këtë ditë?
Mua më vjen mirë që jemi mbledhur sot, gjithë ky muaj ka qenë një muaj sensibilizimi për të gjitha gratë dhe për të gjithë njerëzit që kanë gra në shtëpitë e tyre, por unë dua të them që nuk është vetëm muaji tetor muaji që ne duhet të kujdesemi për veten tonë.
Sot ne kemi shumë mundësira, për ekografinë e lëvizshme që ne mund të shikojmë shumë mirë gjendjen tonë shëndetësore. Unë mendoj se në Shqipëri kanë ardhur shumë gjëra lehtësuese që nga vitet më përpara që një grua vuante shumë për të gjetur një erceptinë ku sot është 100% e mbuluar nga shteti dhe i sjell një lehtësi familjarëve që kanë një njeri të sëmurë me kancer në shtëpinë e tyre.
Unë ju bëj thirrje burrave, ju bëj thirrje familjarëve që të bëjnë kujdes për njëri tjetrin, mos ta lënë deri në fazën e fundit që njeriu të mendojë keq për veten e tij. Sëmundja e kancerit të gjirit është një sëmundje e rëndë, e lodhshme është më shumë sakrificë, por nuk është e pamundur për ta kaluar këtë gjë dhe për ti dhënë fund kësaj gjëje që unë jam bir.
Dua ta mbyll me një gjë, vajza, djem, burra, gra, mundohuni që për gruan që keni në familjen ta merrni me lehtësi gjënë e saj dhe të bëni kujdes ndaj asaj. Gruaja është një motor është një nënë është një grua është një motër është një teze është një hallë është gjithkush dhe dua të them gruaja është gjysma e botës dhe gjysma tjetër e saj është ajo që kujdeset për njerëzit.
Çfarë të bën që u preke kaq shumë?
Sepse shoh shumë shoqe të mijat, shoh shumë njerëz, njerëz të afërt, ndoshta edhe unë vetë kam pasur problem me këtë gjë, por duke luftuar duke e parë se si është lufta, lufta është e vështirë por nuk është e paarritur, dhe ju uroj gjithë të mirat gjithë grave. Nuk do të thotë që të gjitha ato që janë me një sëmundje të tillë do të vdesin nesër, absolutisht. Kjo është një sëmundje drejt fitores së madhe dhe unë ju uroj të gjithë të gëzojnë fitoren tonë.