Kanceri i qafës së mitrës, Manastirliu: Testi HPV falas për 16 mijë gra

Ministrja Manastirliu deklaroi sot në Ditën Botërore kundër kancerit së qafës së mitrës për përmirësimin e diagnostifikimit dhe trajtimit të tumoreve janë investuar 10 milionë euro. Ajo u shpreh se me vendosjen e akseleratorit të ri linear në QSUT mundësohet shërbimi radioterapik edhe për fëmijët e prekur nga tumoret, si dhe janë ulur me tre herë radhët e pritjes për pacientët që kryejnë radioterapi.

Manastirliu u shpreh në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend se programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka nisur të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe brenda muajit mars, do të nisë kryerja e analizës HPV falas për rreth 16 mijë gra në vit. Ministrja deklaroi më tej se është ulur barra e sëmundshmërisë dhe se financimi publik është rritur me 43.3 %, krahasuar me 5 vite më parë.

”Tre programe parandalimi për tumoret që sot ofrohen në nivel kombëtar (Kontrolli Mjekësor Bazë, programi i depistimit të kancerit të gjirit dhe programi më i ri, i depistimit të kancerit të qafës së mitrës, kanë sjellë një ulje të rasteve të vdekjeve që lidhen me tumoret, duke konfirmuar trendin e njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Testi HPV do të kryhet falas për rreth 16 mijë gra në vit, të cilat do të ftohen të bëjnë testin pa pagesë pranë qendrave shëndetësore, me qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Rreth 16 mijë gra kanë përfituar falas mamografinë gjatë vitit 2018, ose dy herë më shumë se në vitin 2017. Ndërsa nga kontrolli mjekësor bazë, janë kryer mbi 1.3 milion analiza për depistimin e kancerit kolorektal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Manastirliu u shpreh se është përmirësuar ndjeshëm edhe trajtimi me barna për të sëmurët me kancer. ”Për sëmundjet tumorale financojmë sot mbi 2.5 herë më shumë barna nga lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa është rritur me afro 2 herë mbulimi me barna imunoterapeutike në spitale. Sot është fakt se mbulojmë 100% trajtimin e kancerit të gjirit për gratë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu deklaroi në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend se janë mbi 10 milion euro të investuara nga qeveria në pajisje diagnostikuese dhe trajtimin e tumoreve. ”Me vendosjen e akseleratorit të ri linear në QSUT, mundësojmë sot shërbimin radioterapik edhe për fëmijët e prekur nga tumoret dhe kemi ulur radhët e pritjes me 3 herë për pacientët që kryejnë radioterapi”, deklaroi Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?