Kandidat i vetëm për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi: Vota ka vlerën e saj

Kandidat i vetëm i PD-së së Sali Berishës për Bashkinë e Elbasanit, është nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi. Teksa dha votën për vetën në procesin e Primareve, tha se vota ka vlerë, edhe pse është kandidat i vetëm dhe nuk ka konkurencë.

“Simpatizantët kanë ardhur të shprehin të drejtën e tyre me votë. Unë jam i vetëm, por dhe kur je i vetëm vota ka vlerën e saj, anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet.

I tillë është procesi në të gjithë Shqipërinë. Ky proces duhet të jetë shembull sesi votohet. Pa shantazh e blerje të votës. Themeli i demokracisë është vota e lirë”.

SHKARKO APP