Kandidat në primaren e Tiranës, Bogdani: Votoni për të sjellë ndryshimin në gjithë vendin
Gerti Bogdani, kandidat i primarëve të PD-së për bashkinë Tiranë, tha se nga kryeqyteti do nisë ndryshimi që do vijojë në të gjithë Shqipërinë. Pasi votoi, tha se dita e sotme është e rëndësishme për demokracinë në vend.
“Kjo është ditë e rëndësishme për PD-në dhe jo vetëm. Kjo është ditë e rëndësishme për demokracinë në vend, pasi për herë të parë baza voton për ata që duan të drejtojnë qytetet. Kjo është ditë e rëndësishme për këtë simbolikë. Por ajo që është më e rëndësishme është 14 maji. Demokratët votojnë për kandidatin, për atë që mund të sjellë ndryshimin në Tiranë, për të sjellë më pas ndryshimin në mbarë Shqipërinë. Unë ftoj çdo demokrat dhe simpatizant të vijë dhe të ushtrojë të drejtën e votës për të sjellë ndryshimin në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00.