Kandidat për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata arrestoi ”Escobarin e Ballkanit”
Emri Vata është doli fitues në Primaret që kanë zhvilluar demokratët në Kukës, dhe ai do të jetë kandidati i PD-së së Sali Berishës për zgjedhjet e 24 shtatorit në bashkinë Kukës.
“Patjetër që mbështetja e gjithë spektrit të djathtë do të jetë, por ne ju sigurojmë se do keni edhe mbështetjen e zonës gri të Kukësit, për atë çfarë ka ndodhur në Kukës dhe për të ndryshuar historinë”,-tha vetë kandidati Vata.
Vata njihet edhe si drejtuesi i operacionit që arrestoi Klement Balili për herë të parë në vitin 2006, i njohur ndryshe edhe si ”Escobari i Ballkanit”.