Kandidat për KLGJ-së/Ervin Pupe: Gjykata e Lartë të krijojë doktrinë, besimi është reduktuar
Ditën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të intervistojë dhe miratojë pikëzimin përfundimtar të 3 kandidatëve, sa i takon plotësimit të Gjykatës së Lartë, për t’ia dërguar më pas Presidencës për emërim. Aktualisht, dëgjesa po zhvillohet me kandidatin Ervin Pupe. ”Kam vlera të aspektit etik dhe moral, jam njeri punëtor. Kontribuoj për të dhënë një format gjyqtari të formuar profesionalisht dhe të paanshëm. Unë do t’i arrij objektivat dhe do të marr besimin e publikut në gjyqësor. Gjykata e Lartë duhet të krijojë doktrinë, unë e gjej veten në të. Gjykata e Lartë të krijojë doktrinë. Unë e gjej veten në këtë doktrinë. Kam gradë shkencore, jam pjesëmarrës në shumë konferenca. Besimi ndaj Gjykatës së Lartë është reduktuar ndjeshëm”.