Kandidat për SPAK, prokurori i Tiranës Ndini Tavani në “sitën” e vetting-ut

Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë e Tiranës njëherazi edhe kandidat për SPAK, ndodhet sot para vettingut. Trupa gjykuese që do të hetojë për tre kriteret e vlerësimit ndaj tij, pasugirnë e figurës dhe aftësitë profesionale, përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi.

“Detyrën e ka nisur në vitin 2006-2007 në Durrës e më tej në Lushnje dhe më pas nga 2008-2012 ne vlore dhe nga ky vit në Tiranë.

ILDKPKI, në raport ka konkluduar se prokurori Ndini Tavani ka kryer deklarim të saktë dhe nuk ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë gjithashtu nuk gjendet në situatën e konfiktit të interesit”,- u shpreh relatorja Brunilda Bekteshi e cila shtoi ndër të tjera se KPK ka kryer një hetim më të thelluar në lidhje me pasuritë e subjektit në fjalë. Ndini Tavani ka hetuar disa prej dosjeve më të përfolurav të viteve të fundit.

SHKARKO APP