Kandidat për SPAK, prokurori që hetoi 613 kg kokainë kalon vetting-un

Një tjetër prokuror kalon me sukses vetting-un. Bëhet fjalë për Edvin Kondilin prokurori i Krimeve të Rënda, i cili është njëkohësisht kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, një institucion i ri në kuadër të reformës në drejtësi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Kondilin bazuar në tre kriteret e rivlerësimit.

Prokurori që hetoi trafikun e 613 kilogramë kokainë që u kapën në një kontenier me banane në portin e Durrësit, nuk kishte probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës apo aftësitë profesionale.
Në sitën e Vettingut gjatë muajit qershor dhe korrik do të kalojnë të gjithë prokurorët që kanë aplikuar për SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?