Kandidate e PD-së në Elbasan, Flutura Açka: Basha më tha nëse jam gati që t’i shërbej demokracisë

Për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, shkrimtarja Flutura Açka foli se si e mori vendim e saj për tu bërë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit si kandidate me PD-në.

Açka: Unë kam qenë e përfshirë në një sens, sepse kam qenë shumë afër qysh në vitin 1990, por nuk ka qenë e përgatitur. U bënë shumë arsye bashkë që arrite në këtë vendim. Kur e kam takuar për herë të parë Basha më tha nëse jam gati që t’i shërbej demokracisë.

Ka qenë një vendim mendoj në kohën e duhur. Mendoj se është jnë vendim i drejtë dhe këtë do ta vlerësojnë votuesit. Ne kemi qenë këtu, por ne jemi përballur me një mur të fortë. Unë kam qenë gjithmonë e angazhuar, por duket se shoqëria civile nuk ka arritur që të shkundë qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?