Kandidate për Bashkinë e Tiranës? Tabaku thotë se…
Zgjedhjet lokale të 2019, kanë filluar të ndihen. Emrat e kandidatëve janë ende shumë larg, por lakimet e kandidaturave të mundshme nuk kanë munguar.
Jorida Tabaku, deputete e PD-së është emri që po lakohet si kandidatura e mundshme e PD-së për Tiranën. Ka zëra se Basha ia ka propozuar diçka të tillë Tabakut, por ajo s’ka pranuar. Mëngjesin e sotëm ka qenë në emisionin ”Wake Up” në ”Top Channel”, ku ka lënë të kuptohet se ajo nuk e ka me nxitim dhe se do të jetë për gjatë në politikë.
Teksa drejtuesit e emisionit i kanë thënë se ndoshta ky emision mund t’i çojë në mendje Bashës kandidimin e saj, ajo ka thënë se, ”nuk jam për sprint në politikë, jam për maratonë. Këtu do të jem shumë gjatë”.
Tabaku tha se mendon se posti i kryebashkiakut është gjithashtu mbyllje karriere. Ajo nuk e komentoi më gjatë këtë pikë, ndërsa kur u pyet për Erion Veliajn, tha që e kishte zhgënjyer shumë për shkak të propogandës që bën.
KOHA JONË SONDAZH

