Kandidatët e inkriminuar, Lu: Do vjedhin paratë tuaja për Mercedezë luksozë

 

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu i pyetur nga BIRN lidhur me kandidatët e inkriminuar tha se “Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë. Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë”.

Ndërsa drejtuesja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, i tha BIRN se “Të vendosësh nëpër lista njerëz për të cilët ka të dhëna se janë të përfshirë në aktivitet kriminal, veçanërisht trafik droge, trafik qeniesh njerëzore dhe prostitucion, është fyese dhe poshtëruese për qytetarët, votat e të cilëve kërkojnë këto parti politike”.

SHKARKO APP