Kandidatët e LSI në Kuçovë denoncojnë: Persona të paautorizuar shoqërojnë votuesit brenda qendrës së votimit

Kandidatët e  LSI-së, Ilir Oboni  Aurela Kalivaçi Agalliu në Kuçovë kanë denoncuar paligjshmëri gjatë procesit të votimit.

Oboni shprehet se në Qendrën e votimit në shkollën “18 tetori” kanë marrë disa sinjalizime që persona të paautorizuar qëndrojnë jashtë qëndrave të votimit dhe shopqërojnë personat që votojnë deri te dera e qendrës.

Oboni: “Ne kemi marrë disa sinjalizime nga një anëtarët e komisionit dhe herë pas here njerëz të pushtetit të lidhur me Rilindjen, një nga biznesmenët dhe tregtarët që nuk ka as badge për të konfirmuar se kush është ky, pret njerëzit te dera, në hyrje të shkollës përpara qendërs së votimit.

Ermal Zeneli quhet,  i lidhur me pushtetin e Rilindjes në qytetin e Kuçovës, është një nga tregtarët e zonës. Ai shoqëron personat deri tek dera e qendrës së votimit, në të treja qendrat e kësaj shkolle, kur ai ka një vërtetim për të qenë pjesë si vëzhdues i Rilindjes në një nga qendrat.

Më shqetësuese ka qenë prezenca e drejtoreshës së shkollës Valbona Hoxha, e cila po të verifikohen kamerat, sa kemi ardhur ne pas denoncimit ajo ka hipur makinën dhe ka ikur. Kjo drejtoreshë nuk ka asnjë tagër ligjor të rrijë brenda ambienteve të shkollës, kur ligji parashikon që distanca është 150 metra. Ajo zonjë ka shkelur ligjin zgjedhor që ka hyrë brenda ambienteve të votimit, nuk lejohet të shoqërojë njerëzit sepse mendohet që kjo në këmbim të favoreve, ne nuk e dimë se çfarë janë, por shkelja e ligjit është që kjo zonjë nuk duhet të shoqërojë njeri në qendrën e votimit.

Këtu ka ardhur kryetari i bashkisë, kryetari i PS-së, Sybi Shehu, vijnë prezentë këtu dhe më e çuditshmja është prezenca e një personi që nuk ështëfare banor dhe vjen më shan dhe më ofendon mua. Të gjitha ajnë të filmuara nga ana ime. Ne kërkojmë që të zbatohet kodi ligjor.”

SHKARKO APP