Kandidatët e opozitës tregojnë pse refuzuan mandatet

Fjalën në protestën e opozitës e kanë marrë kandidatët që refuzuan të merrnin mandatin e deputetit. Seanca plenare ka nisur si zakonisht dhe jashtë saj qindra qytetarë protestojnë krah opozitës së bashkuar, kandidatë të listave zgjedhore që kanë refuzuar mandatet kanë nisur të parët fjalimet.

Benardeta Syku, kandidate në listat zgjedhore të PD-së në qarkun e Shkodrës elektrizoi turmën, teksa tha se nuk e pranoi mandatin e deputetes me argumentin se nuk mund të rreshtohej krah një parlamenti të kriminalizuar.

”Po rreshtohem me parimin dhe aspiratën ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Jam në krahun tuaj se e dua Shqipërinë me votën e lirë dhe jo mandatin, sepse dua përfaqësues të denjë në një parlament të pastër dhe jo mandatin. Jam sot në krah të shqiptarëve të lirë sepse paraardhësit e mi u dergjën në kampet e internimit, ndaj kurrsesi nuk do pranoja mandatin”, tha kandidatja nga Shkodra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?