Kandidatët e PD që skualifikohen nga gara për zgjedhje, Bumçi flet për 20%
Degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin, i’u nënshtruan një seri zgjedhjesh për kandidatë për deputetë. Ish-deputeti Aldo Bumçi, e cilësoi këtë proces si një risi.
”Ndryshe nga çdo herë tjetër duhet ta pranojmë që kemi një ndryshim në krahasim me herët e tjera. Patjetër si herë e parë ka vend për të përmirësuar, po të kthejmë kokën mbrapa, ka çështje që duhet të rishikohen, por kjo duhet bërë pasi të mbarojnë zgjedhjet. Përshembull 20%. A është 20% një masë e mjaftueshme për të s’kualifikuar dikë? Unë mendoj që jo. Sepse të kesh qenë kryetar bashkie, t’i nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Është natyrshëm mund të marrësh 20% vota kundër. 20% nuk tregon mospëlqim për një person, është një shifër e ulët mospëlqimi, por kjo i përket një faze tjetër”,-tha Bumçi për ”TCH”.
Nga ana tjetër, Bumçi pranoi se në këtë listë mund të përjashtohen shumë persona që kanë kontribuar për Partinë Demokratike, por shtoi se nëse PD-ja shpallet fituese në zgjedhje, ka shumë pozicione ku mund të angazhohen këto aktorë. Edhe në rast se ata qëndrojnë ende në opozitë, sipas Bumçit personat e s’kualifikuar mund të gjejnë hapësira.
Klevis Balliu, ka qenë mjaft aktiv në mënyrën e të bërit opozitë, por u s’kualifikua. Unë mendoj që ai si njeri, si politikan, ndjen një zhgënjim nga ajo çfarë ka ndodhur. Në një kuptim nëse Partia Demokratike nuk fiton, ai nuk është as deputet, asgjë?
Kapitali politik nuk është i matshëm, por nuk zhbëhet. Qytetarët kanë një kujtesë, në rastin konkret në Pogradec mori 20% vota kundër Balliu dhe ish-kryetari i bashkisë Eduard Kapri. Të dy kanë dhënë kontribut. Balliu ka qenë në një nga kauzat e rëndësishme. E ka vuajtur personalisht ai dhe familja e tij. Dhe zoti Kapri ka fituar në një qytet të vështirë për PD-në. Të dy për shkak të 20% si kriter, por edhe dinamikave lokale, sepse njerëzit kërkojnë që të kandidojnë ata.
Kjo ndodhi, këta njerëz do të riorganizohen. Do i biesh në qafë disa të tjerëve?
Absolutisht po, sepse një forcë politike ka shumë pozicione, edhe kur nuk fiton, në opozitë, por unë besoj që PD-ja po shkon drejt fitores e jo opozitës.