Kandidatët e PD-së në Gjirokastër, ja 11 emrat që morën “Ok”-in e anëtarësisë. Reagon Shehu: Falëminderit!

Selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Përfundon procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në degën e PD Gjirokastër.

Sipas raportimeve paraprake, procesi ka qenë i rregullt, ndërsa pas numërimit të 480 votave të gjendura në kuti, nuk pati asnjë kontestim por u kalua lista e plotë me 11 emra.

Lista Gjirokasër:

1.ADIL XHELILI

2.ALIJE KOKALARI

3.ALTIN ÇOMO

4.ANTONELA LENA

5.BEQIR GJIKA

6.BESNIK ALIAJ

7.ENTELA SHEHAJ (FI CO)

8.NIKOLLA ZHULLA

9.ROLAND BEJKO

10.SHEMSHO LAMAJ

11.TRITAN SHEHU

Të dhënat e votimit në të gjitha degët e tjera të qarkut Gjirokastër, siguruar nga Ora News:

Tepelena 184 vota, asnjë kontestim
Memaliaj 327 vota, asnjë kontestim
Përmeti 200 vota, 20 kontestime
Këlcyra 300 vota, 40 kontestime

Gjithësesi askush nga të kontestuarit nuk arriti vlerën maksimale që të dalë nga gara në qendër kësijoj u miratua lista e plotë.

Më herët janë mësuar emrat e kandidatëve potencialë nga Kukësi, Tropoja, Mati dhe Berati.

Reagimi i Tritan Shehut

Falenderim per Gjirokastren.
Desheroj te falenderoj antaresine e PD te ketij qyteti vlerash dhe tradite per mbeshtetjen qe me dha perseri sot.
Desheroj t’i falenderoj te gjithe, ate shumice qe me mbeshteti, por dhe ata antare te PD prej me pak se 10% te te regjistruarve, qe nuk me votuan, duke me kujtuar se ka shume gjera qe duhet te permiresojme se bashku per periudhat e sfidat qe na presin.
Fitorja e madhe te 25 prillit 2021 po na troket ne dere tashme!

SHKARKO APP