“Kandidatët e Primareve në kurth”, deputetja Açka: Demokratët nuk duhet që të “theren” me njëri-tjetrin
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, në mbledhjen e grupit parlamentar ku u diskutua sesi kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 14 majit, tha se duhet t’i jepet një shans kandidatëve të Rithemelimit. Açka ka deklaruar se shumë prej atyre kandidatëve ndjehen të zënë në kurth, ndërsa ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka qenë ai që ndau demokratët.
“Unë do të trishtohesha t’i shihja të theren demokratët, me të cilët kam punuar dhe që i ndau Berisha, por do të respektoj vendimet që do të merren, edhe sikur të kem bindje tjetër, pasi demokratët janë më të rëndësishëm.
Duke marrë barrën e “të pamundurve” duhet ta ruajmë PD nga mbrapshtia dhe skizma qe po gatuhet prej muajsh. Nuk është paaftësi por qëndrim i pastër politik në mbrojtje te PD-s’e, të Opozitës dhe të mos i japim regjimit skenarin e fitores me sytë e mbyllur prej skizmës sonë, në te cilën regjimi ka pjesën e vet te kontributit malinj.
Nuk ka turp më të madh politik s’e të çosh të djathtët të kandidojnë majtas, militantet e djathtë të duartrokasin të majtën dhe votuesit e djathtë të votojë majtas”.