Kandidatët e rinj për ambasadorë, Nesho: Njerëz që u shërbejnë Ramës, por vlerësoj vetëm…
Ish-ambasadori Agim Nesho, thotë se emrat e propozuar për ambasadorë janë njerëz që i kanë shërbyer kryeministrit Edi Rama dhe janë miqtë e tij. Madje ai shton edhe se Rama ka deformuar politikën e jashtme pasi çdo gjë bëhet sipas tekave të Ramës.
“Do t’i bëjë proceset sikur nuk kanë vlerë. Këtu kemi një njeri që ka kurajë dhe të vërë miqtë e tij në krye të institucioneve. Unë s’dua të bëhem kritizer, mes tyre ka dhe të aftë, po këto janë ata që ka gjetur. Rama e ka prishur diplomacinë shqiptare. Ka filluar që nga de legjitimimi i liderëve kryesorë, nga ministrat e jashtëm, ashtu sikurse të kuorumit të anëtarëve të qeverisë. Tani po përpiqet të tregojë që në këtë fushë të de legjitimohen dhe të vërë njerëz që janë të parapëlqyerit e tij. Ka ambasadorë që s’kanë ndonjë kontribut”,- tha Nesho.
Nga ana tjetër, ai vlerësoi kandidaturën e Ervin Bushatit për ambasador në SHBA. “Një ndër njerëzit është Bushati, i pranueshëm, ka një eksperiencë, shkollim. Një njeri që është çarë vetë për të mbrojtur në çdo debat Ramën. Shikoni ku kemi vajtur, po deformohet politika shqiptare edhe në lidhje me Kosovën. Këto janë tekat e kryeministrit shqiptar. Asnjë institucion s’e korrigjon. Njerëzit e angazhuar, pedagogët, për të cilët Shqipëria ka nevojë, janë shmangur dhe bëjnë eksperimente të tilla”,-tha Nesho.