Kandidatët në listën e hapur dhe Kodi, Dedaj: Lidershipi i PD mbylli sytë dhe veshët, kambanë alarmi për të djathtën

Gazetari Reldar Dedaj, thotë se Kodi aktual zgjedhor e strapacoi kandidatin e listës së hapur, duke e futur në konflikt madje edhe me kolegun e së njëjtës forcë politike. Për të në listën e PD nuk pati asnjë kandidat të ri të ardhur nga jeta akademike, siç ka patur thuajse në çdo palë zgjedhje, ndërsa kandidatët e listave të mbyllura të PD-së nuk organizuan asgjë në terren për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve.

”Surpriza ime kanë qenë disa kandidatë që kanë marrë shumë vota, Auloni, Tabaku, Alimehmeti e të tjerë. Vota që ka shkuar për këta është një sinjal për lidershipin e PD dhe të tjerë, që kërkojnë një tjetër lloj përfaqësimi. Kjo është kambana e alarmit për të djathtën, por ndërkohë edhe për të tjerët.

Kodi aktual zgjedhor e strapacon kandidatin e listës së hapur dhe e fut në konflikt me kolegun. Ata të listës së mbyllur nuk morën përsipër të organizonin takime. Psh, Auloni ka shkuar tek pullë në takime. Tetë mijë e ca vota janë shumë, duhet të ishte deputet, pa përmendur Alimehmetin me 18 mijë vota. Nuk mund të kalohet kështu kjo çështje. Lidershipi i PD mbylli sytë dhe veshët. Në këto zgjedhje PD nuk ka pasur asnjë të ardhur nga jeta akademike, si asnjëherë tjetër. Një tjetër alarm. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e mbyllur e PD nuk ka dalë në terren. Prej Berishës natyrisht që është votuar, por nuk ka mjaftuar. Mënyra pastaj se si kërkojnë dorëheqjen e Berishës është krejt e gabuar. Më vjen mirë që kandidatët e listës së hapur mbrojnë integritetin e vetes së tyre, që do të thotë integritetin e votës”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?