Kandidatët për deputetë, ja 5 emrat e votuar nga demokratët e Kukësit. Mungon ish-kryebashkiaku

Pas degës së Tropojës, përfundon procesi i votimit edhe në atë të Kukësit.

Burime nga kjo degë konfirmojnë për Ora News se, anëtarët votuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1. ADMIR SINAMATI

2. ARBEN CEJKU

3. IBRAHIM BRUKA

4. SAHIT PRIZRENI

5. VJOLLCA VATA

Ashtu si edhe në Tropojë, edhe në Kukës bie në sy eleminimi i ish-kryebashkiakut Bashkim Shehu.

Numri i anëtarëve me të drejtë vote kanë qenë 1365 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja në votime ka qenë 949 anëtarë ose 69,5 %, raporton Ora News.

PD nisi sot nga qarku i Kukësit procesin e votimit nga anëtarësia të listës së kandidateve për deputet.

Tirana do të përmbyllë procesin e votimit duke qenë qarku i fundit që është përcaktuar ku anëtarësia do të votojë në 10 Tetor.

Bazës së Partisë Demokratike pritet t’i çohen 300 kandidatë për t’u përzgjedhur dhe lista përfundimtare do të votohet nga kryesia e kësaj force politike.

Vendimi i miratuar në Qershor përcakton që kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia duhet të përbëjnë 80% të listës së propozimeve, ndërsa jo më shumë se 20% e listës do të përzgjidhen nga Kryesia e Partisë Demokratike, si prurje nga bota akademike, ish të përndjekur, pronarë, nga diaspora apo personalitete politike.

SHKARKO APP