Kandidatët për gjykatën e lartë
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka përzgjedhur në mbledhjen e sotme kandidatët që kualifikohen për vijimin e garës për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë.
Nga tërësia e 22 kandidatëve aplikantë, vetëm 8 prej tyre do të mund të vazhdojnë garën. Bëhet fjalë për kandidatët: Jetmira Rragami, Rezarta Melo (Cenaj), Sokol Sadushaj, Ervin, Pupe, Theodhor Sollaku, Kestrin Katro, Ilir Panda dhe Ardita Buna Alsula.
Mësohet se 13 kandidatët e tjerë janë skualifikuar, për arsye se nuk plotësonin kriteret, ndërsa një tjetër, Irena Nino (Vujoshi) është dorëhequr. Juristët e skualifikuar janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Agron Lamaj, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Anton Lleshaj dhe Altin Binaj.
KOHA JONË SONDAZH

