Kandidati Belind Këlliçi: Denonconi çdo tentativë të blerjes së votës
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, ish-deputeti Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo tentativë të blerjes së votës. Nga Njësia 9, Këlliçi u kërkoi gjithashtu qytetarëve që të dielën të votojë masivisht. Kryebashkiakun Veliaj e akuzoi se mashtron banorët e kryeqytetit për ujë 24 orë në ditë, teksa premtoi se do punojë për ta sjellë atë të paktën 14 orë në ditë. Këlliçi përsëriti premtimin e tij për transportin publik falas dhe ndërtimin e nënkalimit në sheshin “Skenderbej”.