Kandidati Belind Këlliçi: Për 1 javë ikën Veliaj, Tirana në ekstazë

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, në javën e fundit të fushatës elektorale u ndal te rruga e Barrikadave me qytetarët. I shoqëruar nga disa prej kandidatëve për këshill bashkiak, si Ilir Alimehmeti dhe Tedi Blushi, kandidati Këlliçi akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn se ka shpërdoruar taksat e qytetarëve me buxhetin që ka përdorur për të rindërtuar gjimnazin “Sami Frashëri”.

“Nuk ka pse të bëhet 700 mijë euro fasada e një shkolle, ndërsa në Yrshek dhe në Katund të Ri nuk ka shkollë, në Vishnje nuk ka shkollë. Nxënësit nuk kanë nevojë për fasada”, tha Këlliçi. Pak më tutje, u përshëndet me disa nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilët duket se e habitën me njohuritë mbi premtimet e tij për menaxhimin e Tiranës.

Bllokimi i hapësirave publike duke nisur nga trotuaret ishte një tjetër problematikë që Këlliçi pohoi se duhet të marrë zgjidhje. I bindur për fitoren, Këlliçi theksoi se edhe kryeqytetasit e ndjejnë ndryshimin që sipas tij do të vijë me të në krye të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?