Kandidati Belind Këlliçi prezanton planin që lehtëson trafikun: Një nënkalim në sheshin Skënderbej

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi një nga premtimet që jep është dhe ndërtimi i një nënkalimi në sheshin Skëndërbej, i cili sipas tij do të shmangte trafikun në kryeqytet, si dhe do të lehtësonte qytetarët në lëvizjen e tyre. Gjatë prezantimit të planit urbanistik për këtë projekt, Këlliçi premtoi një rikonceptim të planit për parkingjet, si dhe tregoi mënyrën se si do të arrihet deri tek transporti publik falas.

“Trafiku në Tiranë është një çështje e cila duhet zgjidhur me prioritet absolut, për të gjtha arsyet e përmendura më sipër. Por siç edhe të gjithë e dimë, ajo duhet të vijë nga një sërë ndërhyrjesh që kanë lidhje me tra sportin cilësor, të sigurt dhe falas, me korsi të dedikuara të autobusëve të shpejtë, me biletat elektronike dhe aplikacionet ndihmuese për udhëtarët.

Me riikonceptimin total të lëvizshmërisë në Tiranë, me hapjen e rrugëve të reja dhe rikualifikimin e rrugëve dytësore, të cilat mund të shfryjnë trafikun, me vepra infrastrukturore që nuk zgjasin pafund siç është rasti i Unazës së Madhe, me një plan të mirëfilltë për parkimin si dhe me policinë bashkiake që nuk është aty vetëm për gjoba, po për të ofruar ndihmë dhe zgjidhje”, tha Këlliçi.

SHKARKO APP