Kandidati favorit për SPAK-un lë pa pyetje belgun e ”rreptë”, çfarë ndodhi sot në KPK

Ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është mbajtur seanca dëgjimore e Altin Dumanin, prokuror në Apelin e Tiranës, dhe njëherësh i rendituri më lartë në pikëzimin për SPAK-un.

Theo Jacobs është vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili në procesin e vetting-ut njihet për pyetjet e forta që u drejton prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë.

Por në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ‘belgu i rreptë’ ka surprizuar kur ka deklaruar se nuk kishte asnjë pyetje për prokurorin Altin Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”,u shpreh Jacobs.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dumani shihet si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësistë e larta profesionale.

Sa i përket seancës në KPK, ILDKPI ka raportuar se Dumani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, nuk ka bërë fshehje dhe ka burime të ligjshme financiare. Edhe DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e Altin Dumanit për të vijuar detyrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?