Kandidati i ASHE Safet Gjici premton…kafe falas për pensionistët
Kandidati i ASHE për Bashkinë e Kamzës Safet Gjici ka vijuar takimet e tij elektorale ku sot ka takuar një grup pensionistësh.
Njëri prej tyre i ka dorëzuar në mënyrë demonstrative teserën e PD-së duke i thënë se do të votojë Gjicin në 21 qershor.
Gjici krahas shumë premtimeve të bëra ka thënë se do të ofrojë kafe falas për pensionistët e Kamzës.
Natyrisht që në këtë fushatë do të dëgjojmë shumë premtime të “çuditshme”, por ky i Gjicit të paktën duket i arritshëm krahasuar me disa premtime të tjera.