Kandidati i BD: Votat u vodhën, kutitë u mbushën nga PS. Patozi: Rama bëri votime me standarde
Nga Ahmet Zani –
Kurbin-Kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë Kurbin, Edmond Piroli ka renditur një sërë shkeljesh gjatë procesit të votimit. Sipas tij, komisionerët socialistë në disa qendra votimi kanë futur fletë votimi, pa asistuar votuesi, një fakt tjetër është se administrata e bashkisë ka bërë presion në vazhdimësi punonjësve, si dhe blerjen e votave. Manipulimet në pjesën më të madhe të qendrave të votimit janë realizuar haptazi, dhe rezulton se komisionerët janë pjesë e administratës, si dhe lidhje nga ngushta ndërmjet tyre. Janë demonstruar dhe shifra fiktive të raportuara në KZAZ dhe ajo çka është më e rëndë, numëruesit e subjektit Bindja Demokratike nuk janë lejuar në kzaz nr. 15.
Referuar fakteve që dëshmojnë shkeljet gjatë procesit të votimit, avokati Edmond Piroli që kandidoi përballë rivales se maxhorancës Majlinda Cara, ka bërë denoncim në prokurorinë e rrethit gjyqësor në Kurbin, sakaq ai ka përcjellë dhe KQZ shkresën për të tilla problematika që janë shfaqur në zgjedhjet vendore në Kurbin. Madje sipas tij do të bëjë dhe ankimim dhe organizatave ndërkombëtare si OSBE/ ODHIR që kanë vëzhguar zgjedhjet vendore. Ndërkohë Piroli do të kërkojë anolimin e zgjedhjeve në këtë zonë.
Por kreu i BD, Astrit Patozi, deklaroi sot në Top Channel se zgjedhjet ishin me standarde demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

