Kandidati i BF në Kukës, Sinamati: Dikush më erdhi me video për Safet Gjicin para zgjedhjeve

Ish-kandidati për kryetar në bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati tha se para zgjedhjeve lokale, një person i ishte ofruar për një video kompromentuese, por tha se nuk e kishte pranuar duke e refuzuar.

“Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka drejtohu organeve ligjzbatuese. Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar atëherë nuk e kam parë. Jam larg këtyre formave. Ai person që më tha për videon ishte person i panjohur për mua”,-tha ai.

I pyetur në lidhje me videon e publikuar të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, ai tha se rezervohet për të folur sa kohë që kjo është një çështje që tashmë i takon prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?