Kandidati i ”BF” sfidon Rakip Sulin nga KQZ-ja: Të votohet me fleta në 10 qendra, nëse s’fitoj…
Zgjedhjet lokale të 14 Majit, nuk pranohen nga opozita. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, Arjan Hoxha akuzoi sot para ambienteve të KQZ-së se rezultati i 14 Majit ishte i manipuluar dhe i programuar në votimin elektronik në Kamëz. Arjan Hoxha tha se do të kërkojë nga KAS që të ngrihet një grup ekspertësh të pavarur për të verifikuar pretendimet se rezultati ishte i paracaktuar, pasi sipas tij shumë qytetarë të Kamëz e kanë të dëshmuar këtë.
“Kemi disa pamje filmike, shkëmbime në komunikim mes individëve të pavarur nga ana jonë. Votova Hoxhën e më doli Suli, Kishte disa që thoshin nuk votova se s’më punoi. Ata bënin dorëzim të kontrolluar me patronazhistë. Shumë vota janë klikuar nga operatorët dhe jo nga votuesit. Shoqërimin e kanë bërë ata që ishin jashtë. Dhe unë jam lejuar vetëm ti përshëndes e të qëndroj nga larg. Aktivistë dhe patronazhistë nuk e zgjedh votën për qytetarin. E them me përgjegjësi të plotë që do i dorëzoj në KQZ, un mbaj përgjegjësi publike dhe politike për këtë.
Do të kërkojmë ballafaqim në kërkesat tona. Kemi dashur të jemi konkret prandaj jemi votuar. Do të kërkojmë ballafaqimin e fletës fizike me pajisjen. Do të kërkojmë listat dhe sa prej tyre janë shoqëruar në qendrën e votimit. Shkelje e hapur e kodit zgjedhor. Janë aq të hapura shkeljet. Në kamëz e them me përgjegjshme, PD do kishte vota më tepër. Unë e sfidoj Rakip Sulin të vendosin në 10 qendra fletë fizike dhe nëse fiton ai, un i shtrëngoj dorën dhe tërhiqem nga gara ime politike.
Kjo është në dëm të gjithë votuesve shqiptarë, ky është krim zgjedhor. Kamza është e vjedhur sot për këtë mbaj përgjegjësi ju sfidoj edhe ju të shkoni në Kamëz. Ishte rezultat i paracaktuar. E vetmja mënyrë të merrej Kamza ishte votim elektronik, makineri e krimit zgjedhor. Unë bëj thirrje të vendosen sekuestro”,-bëri thirrje Hoxha.