Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Muka: Sot vendosin qytetarët

Në garë për Bashkinë e Durrësit, është edhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”. Ardian Muka përcolli një mesazh për bashkëqytetarët e tij pasi votoi familjarisht.

Muka tha se durrsakët duhet të dalin masivisht në votime, pasi sot është dita kur vendosin ata.

“Sot është dita kur hesht politika dhe flasin qytetarët. Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi durrsakë të dalin të votojnë sepse është dita e tyre, është dita kur ata vendosin me votë se kush do jetë qytetari i parë i Durrësit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?