Kandidati i LSI, Ermir Gjinishi: Pranvera e ndryshimit nis nga Elbasani!
Kandidati i LSI-së në Elbasan, Ermir Gjinishi shprehet se ky qark është zemra e qytetarisë dhe zhvillimit të vendit dhe meriton të drejtohet me përgjegjësi nga politikanët e zgjedhur.
Në një postim në Facebook, Gjinishi shton se Elbasani është vend i bekuar, me resurse natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale intelektuale të mjaftueshme për zhvillim.
Mesazhi i Ermir Gjinishit në Facebook:
“Pranvera e ndryshimit nis nga Elbasani!
Pas 25 Prillit Elbasani s’do jetë më qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Nuk do të jetë më qarku me papunësinë dhe emigracionin më të madh në vend.
Nuk do të jetë më qyteti i kronikës së zezë. Elbasani ynë është djepi i arsimit, kulturës dhe qytetarisë.
Elbasani është zemra e korridorit të 8-të.
Është vend i bekuar, me resurse natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale intelektuale të mjaftueshme për zhvillim.
Së bashku, për Elbasanin, për rininë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për amanetin e të parëve, lulishten e trëndafilave dhe vendin ku këndojnë bylbylat.
#Shqipëria shtëpia jonë”.