Kandidati i LSI me anëtarë të Shoqatës së Detarëve: Kanë nevojë për ambient ku të shpalosin materialet

Kandidati i LSI në Durrës, Enon Karapici ka zhvilluar një takim me anëtarë të Shoqatës së Detarëve Durrës, për të diskutuar mbi problematikat dhe nevojat e tyre.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Karapici shkruan se ata e kanë të nevojshëm një ambient ku të shpalosin materialet e stendat që kanë, pasi ato janë pjesë e rëndësishme e kulturës.
Postimi i plotë: 
Kandidati për deputet i LSI në qarkun e Durrësit, Enon Karapici në takim me anëtarë të Shoqatës së Detarëve Durrës, për të diskutuar mbi problematikat dhe nevojat e tyre. 💪
Karapici: Ata e kanë të nevojshëm një ambient ku të shpalosin materialet e stendat që kanë, pasi ato janë pjesë e rëndësishme e kulturës tonë. Kjo do t’i shërbejë qytetit dhe të rinjve për ta ruajtur këtë traditë mesdhetare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?