Kandidati i PD, Agim Baçi: Shit-blerja e votës po bëhet hapur! Vangjush Dako drejton fushatën e PS në Durrës, bën gjithë takimet

Kandidati i PD në Durrës, Agim Baçi i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në Neës24 ka folur për fushatën elektorale duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë për blerje votash.

Baçi thotë se në Durrës e dëgjon këtë temë si fenomen masiv edhe tek të rinjtë teksa thotë se është pikërisht qeveria që e ka orientuar fushatën vetëm tek preison dhe blerja e votave.

Po ashtu ai denoncon se fushatën elektorale të PS në Durrës e udhëheq ish-kryebashkiaku, Vangjush Dako.

‘’Prisja pas 4 vitesh, me debatin e madh që ka pasur për dosjen 339, të paktën mos ishte kaq hapur shit-blerja e votës. Nuk ka vend, fshat, lokal, që e dëgjon këtë debat. Një qeveri që e ka fokusuar gjithë fushatën e vet tek presioni dhe blerja e votave. Jo se unë jam kandidat me PD, mos e shisni votën se shisni dinjitetin, kërkesën për llogari. Mos e shisni votën, s’bën as 500, as 2 mijë euro. E gjej këtë lloj gjuhe dhe tek fëmijët.Gjuha e kryeministrit më shqetëson. TË jesh i drejtë je budalla dmth vlen këtu. Kjo është ndryshim kulturor. Ndikon tek familjet shqiptare. Si t’i thotë bëhu i ndershëm, qenke njeri kot. Kur Rama e vlerëson këtë, mbron 339. Shiko, Vangjush Dako udhëheq fushatën e PS, bën gjithë takimet. Fenomeni është masiv. Nuk kam gjurmuar dhe as dua t’i kap me foto, nuk kam tentuar, i kam thënë si bashkëqytetar mbro votën për veten, jo për mua. Ka të bëjë me dinjitetin. I bëj thirrje gjithë kolegëve. Mos shisni votën. Se do ju heqi gjithë dinjitetin për të kërkuar llogari.

Në momentin që t’i ke çuar në varfëri totale, nuk flasim më për dinjitet, ose shkojnë të punësuarit, si mund të jetë qeveria, enti që punëson më shumë në vitin e fundit. Rrëzuan edhe konceptin për reformën territoriale. Kemi dhe, pse , çfarë ka ndodhur, është tkurrur ekonomia, si u punësuan këta në shtet. Blerje me taksat tona. Shteti ka disa modele, njëri është punësimi sezonal. Edhe nesër, kushdo të fitojë, duhet t’ia kërkojmë Bashës mos e bëj këtë gjë. Kemi nevojë për qeveri që zbaton ligjin.Janë shumë të rëndësishme këto. Mos e shisni votën. ‘’- tha Baçi.

Sa i përket grevës së Albcontrol, Baçi thotë se qeveria duhet të zgjidhë situatën e jo të arrestojë. Sipas tij shteti ka krijuar një situatë të ngjashme me komunizmin duke krijuar urrjejte ndaj disave që i konsideron armik të klasës dhe ligji i hekurt.

‘’Duket sikur qeveria e orienton çështjen tek pagat, gjuhë urrejtje. Asnjë shpjegim nuk jep pse arritën gjërat deri këtu. Nuk jam specialist i këtyre. Dua të evidentoj dy gjëra. E para pse Sindikatat bëjnë grevë, ato për këtë gjë janë.

E dyta, qeveria nuk është aty për t’i zgjidhur me Polici. Qeveria është për t’i zgjidhur, jo ëpr t’i arrestuar. Është alarm për gjithë ne. U ngritëm për protestë, e i arrestoj. Më 21 janar ka thënë dhe Berisha që është puçist, nuk i arrestoi njeri. Rama nuk përton, për disa punonjës që e kanë bërë të qartë. Më shqetëson gjuha e urrejtjes. Në ekonominë e tregut mund të ketë edhe me 5 mijë, 10 mijë e 15 mijë dollarë. Varet nga aftësia. Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme, është debat që ka mbi 1 vit. Mos u kujto tani, nuk është lojë. Kur ndodhin pastaj krijon urrejtje dhe e zgjidh në mënyrë policore. Na kujton komunizmin, armiku i klasës dhe ligji i hekurt. Mënyrë e shëmtuar zgjidhjeje.’’- tha Baçi.

SHKARKO APP