Kandidati i PD në Vlorë: Ku e ke programin zoti Rama?

 

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj, iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama se ai ka një diplomë juridiku nga Kristali.

Deremomaj, i njohur si inxhinier ndërtimi, tha: “Kryeministri theu tre rekorde në Vlorë: Mbylli fushatën pa shpallur programin për Vlorën, mbylli fushatën dhe sezonin turistik, duke mos e hapur sivjet. Rekordi i tretë, foli më gjatë se kandidati i tij në shesh. Nuk i kurseu batutat dhe sharjet, m’u referua edhe mua, e kishte zënë meraku për arsimin tim si jurist, por e keni kot, se unë jam inxhinier,” tha Deromemaj, duke shtuar se edhe djali i tij vizaton më mirë se Rama.

Në fund ai e mbylli me një pyetje për Ramën: “Ku e keni programin tuaj zoti kryeministër? Kjo është pyetja ime. Përgjigjen do ua japin vlonjatët më 21 qershor”.

SHKARKO APP