Kandidati i PD për Këlcyrën: Kam kartelë të pastër penale!

 

Ka reaguar gjatë ditës së sotme kandidati i PD-së për Këlcyrën Gentjan Muhametaj.

Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ çregjistrimin e këtij të fundit, pasi rezulton që të ketë probleme me drejtësinë.

Muhametaj është shprehur së nuk është dakord me vendimin e lidershipit të PD.

Muhametaj tha se e përshëndet qëndrimin e Ambasadës së SHBA lidhur me dekriminalizimin e politikës në Shqipëri, por ai theksoi se ky qëndrim i ambsadës është parimor dhe nuk ka të bëjë direkt me të.

“Të dhënat flasin për kartelë personale të pastër”, – tha Muahematj lidhur me gjendjen e tij gjyqësore.

“Kjo është konfirmuar nga drejtësia në Itali”, – shtoi më tej kandidati i djathtë për Këlcyrën.

Ai e cilësoi një situatë të tillë si një konflikt të brendshëm brenda PD dhe tha se i ka qëndruar larg këtij sherri.

“Sherrxhinjve përgjigjen ua kam dhënë brenda partisë”, – tha ai.

Muhametaj përfundoi duke thënë se fushata i këkron të mos shpërqëndrohet dhe se përgjigjen me dokumente do ta japë më 22 qershor.

SHKARKO APP