Kandidati i PD për Lushnjen: Vullneti juah do të lexohet siç është në kutitë e votimit
Në përfundim të procesit zgjedhor kandidati i PD për bashkinë e Lushnjës, Indrit Sefa ka falënderuar përmes një postimi në facebook, qytetarët që morën pjesë në votim, ndonëse kushtet atmosferike nuk ishin në favor të tyre.
Postimi i plotë:
Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike.
Jam i sigurt se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit.
Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin!
Çdo votë vlen!
Çdo votë do të numërohet!
KOHA JONË SONDAZH

