Kandidati i PS për kryetar i Himarës, Tavo në Vranisht: Pajisje me certifikata pronësie për të gjithë banorët

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavo zhvilloi sot një takim me banorë të Vranishtit. Tavo siguroi banorët se do të angazhohet plotësisht për përmirësimin e sistemimit të rrugëve të brendshme të fshatit, të rrjetit të ujësjellësit dhe rrjetit elektrik.

Po ashtu ai garantoi se në fokus të punës së tij do të jetë edhe mirëmbajtja e kanaleve vaditëse dhe përshpejtimi i procesit të pajisjes me certifikata pronësie të banorëve të zonës.

“Një proces që përmbyllet së shpejti, deri sa edhe banori i fundit të marrë certifikatën e pronësisë, një e drejtë bazike e vonuar, por që tashmë do t’u sigurohet të gjithë banorëve, pa asnjë dallim”, shtoi Tavo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?